Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që u mori jetën dy fëmijëve të mitur, 12-vjeçarit Eneo Muça dhe 10-vjeçarit Klersi Nikolli, në qytetin e Durrësit, ku i plagosur mbeti edhe 11-vjeçari Arvjon Meslani.
Begaj, në një postim në Facebook, shkruan se është i tronditur nga aksidenti i rëndë dhe se lutet për shpirtrat e dy të miturve që humbën jetën, si dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurit.
Po ashtu, Presidenti u ka bërë thirrje institucioneve që të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullim dhe të kryejnë një hetim shterues për ngjarjen, ndërsa qytetarëve u kërkon të rrisin përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit.
Postimi i Begajt:
I tronditur thellë për aksidentin e tmerrshëm në Durrës, ku humbën jetën dy vogëlushë dhe një tjetër u plagos shumë rëndë.
Lutem me përunjësi për shpirtrat e tyre!
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit dhe familjarët e dy engjëjve të vegjël.
Uroj shërim për fëmijën që ndodhet i shtruar në spital.
Institucionet përgjegjëse të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullim, të bëjnë një hetim shterues për ngjarjen, dhe qytetarët të rrisin përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit.
Jeta dhe siguria e qytetarëve janë të shenjta!

Leave a comment
Your email address will not be published. Required fields are marked *