Journal

collapse
...
Kryefaqja / Entertainment / Aksidenti tragjik në Durrës, reagon Emiriana Sako: Është moment për reflektim të thellë

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon Emiriana Sako: Është moment për reflektim të thellë

maj 03, 2026  Redaksia  116 views
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon Emiriana Sako: Është moment për reflektim të thellë

Emiriana Sako reagon pas aksidentit tragjik në Durrës: Ditë zie për qytetin

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas aksidentit të rëndë që tronditi qytetin bregdetar, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Në reagimin e saj, Sako shprehet se kjo është një ditë zie për të gjithë Durrësin, ndërsa si nënë thotë se ndan dhimbjen e jashtëzakonshme me familjarët e fëmijëve që humbën jetën.

Ajo thekson gjithashtu se ngjarja tragjike duhet të shërbejë si një moment reflektimi i thellë, jo vetëm për institucionet, por edhe për shoqërinë në tërësi.

“Humbja e jetës së dy engjëjve sot është kthyer në ditë zie për gjithë Durrësin. Si nënë, ndaj dhimbjen e jashtëzakonshme me familjarët e fëmijëve dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Lutemi së bashku për djalin që ndodhet në Spitalin e Traumës, që të kalojë këtë moment të vështirë dhe të rikthehet sa më shpejt pranë familjes së tij.

Ky aksident i rëndë duhet të shërbejë si thirrje për reflektim të thellë, jo vetëm për institucionet, por për të gjithë ne si individë, prindër, qytetarë dhe shoqëri. Qofshin të parajsës”, shkruan Sako në postimin e saj në rrjetet sociale.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Spitallës, ku disa fëmijë ndodheshin pranë banesës së tyre në momentin kur u përfshinë në aksident nga një automjet tip “Benz ML”.

Dy prej fëmijëve humbën jetën, ndërsa një tjetër u transportua në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas raportimeve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit.-640-0-1000-0-1760195650xsako-677-1760268832
 


Share:

Lini një koment

Your email address will not be published. I detyrueshëm fields are marked *

Your experience on this site will be improved by allowing cookies Cookie Policy