Journal

collapse
...
Kryefaqja / Entertainment / Aksidenti në Durrës: Pezullohet nga detyra Drejtori i Policisë Afrim Tafa dhe dy zyrtarë të tjerë

Aksidenti në Durrës: Pezullohet nga detyra Drejtori i Policisë Afrim Tafa dhe dy zyrtarë të tjerë

maj 04, 2026  Redaksia  89 views
Aksidenti në Durrës: Pezullohet nga detyra Drejtori i Policisë Afrim Tafa dhe dy zyrtarë të tjerë

Pas aksidentit të rëndë rrugor në Durrës, ku dy fëmijë të mitur humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Afrim Tafa, është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimeve.

Në vend të tij është caktuar përkohësisht Ervin Hodaj.

Sipas Policisë së Shtetit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në qytetin e Durrësit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të disa zyrtarëve të lartë, me arsyetimin e performancës së dobët në përmbushjen e detyrave funksionale.

Zyrtarët e pezulluar nga detyra janë:

  • Afrim Tafa, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës;
  • Zija Sulaj, Zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike në DVP Durrës;
  • Kreshnik Skëndo, Shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës.

Menjëherë pas aksidentit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi gjithashtu Drejtorinë e Policisë Rrugore të ngrejë një grup ekspertësh, të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka ose jo përgjegjësi nga ana e punonjësve të Policisë në lidhje me këtë rast.


Share:

Lini një koment

Your email address will not be published. I detyrueshëm fields are marked *

Your experience on this site will be improved by allowing cookies Cookie Policy